U kap me 19 pistoleta, burg për pronarin e klubit të natës:...

U kap me 19 pistoleta, burg për pronarin e klubit të natës: Armët i bleva në Serbi

55
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kosovarin 51-vjeçar, Ylber Ademi.Ademi u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohej se trafikonte armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Kosovari u kap në rrugën nacionale Elbasan – Peqin, ndërsa iu sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Gjatë marrjes në pyetje, 51-vjeçari nga Kosova nuk ka treguar destinacionin final të armëve, por ka rrëfyer se ato i ka marrë në Serbi.

Sipas burimeve,Ylber Ademi rezulton se është pronar i një klubi nate në Podujevë. 51-vjeçari dyshohet se është person i përfshirë në botën e krimit, në trafik armësh dhe droge. Madje, edhe në arredimin e ambienteve të brendshme të lokalit, në qendër shfaqet personazhi kryesor i filmit të njohur mafioz “The Godfather”, Vito Corleone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY