Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për Valdrin Pjetrin

Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për Valdrin Pjetrin

40
0
Shares

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Burime të RTV Ora thanë se në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar Interpolit dhe Europolit, ballafaqimi i shenjave të gishtave është mënyra më e shpejtë për të zbardhur të vërtetën e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali.

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.

Burime nga grupi hetimor në sektorin e dekriminalizimit thanë për RTV Ora se administrimi i gjurmëve të gishtave është veprimi i radhës që do të kryhet brenda pak ditëve, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria e cila i ka nisur hetimet në ditët e para të gushtit pas denoncimit të PD, mësohet se fillimisht u është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare duke i pyetur nëse Valdrin Pjetri kishte precedent penalë.

Tashmë këto institucione i kanë kthyer përgjigje organit të akuzës duke theksuar se në Republikën e Shqipërisë Valdrin Pjetri nuk ka precedent penal. Ndërkohë prokuroria e përgjithshme i është drejtuar Europolit me kërkesën për të verifikuar bazën e të dhënave për të kryebashkiakun e Shkodrës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Një burim i prokurorisë, tha se referuar kallëzimit të PD, është kërkuar informacion nga Interpoli dhe Europoli nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndalimi, arrestimi apo dëbimi në shtetin Italian në vitet 2001-2002. Kjo kërkesë për informacion është dërguar me letërporosi në adresë të palës italiane ndërsa grupi i hetimit është në pritje të përgjigjes për këtë çështje.

Derisa autoritetet italiane të sjellin letërporosinë në Tiranë, duket se vetmja mënyrë më e shpejtë për të arritur një përfundim në lidhje me këtë çështje është marrja e gjurmëve të Valdrin Pjetrit.

Shenjat e gishtave mund ti dërgohen Interpol Romës nga Interpol Tirana me kërkesën për verifikim në bazën e të dhënave të policisë italiane. Marrja e shenjave të gishtave është një praktikë e zbatuar nga prokuroria edhe vitet e kaluara për deputetët e dënuar në të shkuarën në Brenda dhe jashtë vendit./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY