ITALI/ Përndiqte ish-gruan e tij, arrestohet shqiptari

ITALI/ Përndiqte ish-gruan e tij, arrestohet shqiptari

72
0
Shares

Një shqiptar i cili përndiqte ish-gruan e tij është arrestuar nga Policia në Itali.
40 vjeçari u arrestua në Montecattini në provincën e Pistoias.

Marrëdhëniet midis burrit shqiptar dhe ish-gruas së tij ishin përkeqësuar që kur gruaja vendosi ti jepte fund marrëdhënies me 40 vjeçarin i cili nisi ta përndiqte. Sjellja e tepruar e ish-burrit e kishte detyruar gruan që të ndryshonte disa herë vendbanim

Shqiptari kishte filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj gruas, duke shkuar çdo natë në shtëpi dhe vendin e punës si dhe duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Në njërin nga rastet, denoncuesja, emri dhe kombësia e të cilës nuk bëhet e ditur, ka thënë se 40-vjeçari kishte hyrë në zyrën e saj, duke kërcënuar një punonjës, i cili kishte rrëmbyer telefonin me të cilin kishte telefonuar policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY