Ish-deputeti bën krahasimin: Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez

Ish-deputeti bën krahasimin: Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez

42
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka zgjedhur të thumbojë qeverinë shqiptare, përmes rastit të shumëpërfolur në Francë.

Bëhet fjalë për dorëheqjen e ministrit francez François de Rugy, i cili u komentua nga mediat franceze për shpenzimet e një darke me miqtë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi shkruan se qeveria ‘Rama’ ka shpenzuar shumë miliona për gjashtë vite, sa që sipas tij mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale. Po ashtu Boçi shton se banda e luksit në pushtet duhet shkulur.

REAGIMI I BOCIT
LUKSI QEVERITAR SHQIPTAR DHE
SHTETARI FRANCEZ

Ministri francez i Mjedisit François de Rugy, dje ka dhënë dorëhëqjen pasi është akuzuar nga një mediat vendase online se ai dhe e shoqja, gazetare shumë e njohur, kanë shtruar darka me shampanjë e karkaleca në apartamentin e tyre për miqtë, me fondet e taksapaguesve. Akuza nuk është pranuar, por shtetari francez e ka gjykuar se duhet të largohet nga detyra.

E kjo tingëllon qesharake për qeveritarët tanë. Per koincidencë, dje mediat online transmetuan faktin e denoncuar nga Berisha me figurë e zë, se Ministri shqiptar i Europës, Cakaj i vogël i perandorisë dhe Bastuni i Ramës (Batoni), ishin kapur duke drekuar në një restorant luksoz të Stambollit, të rrjetit Nusret, ku fatura shkon 1000 Euro.

Ish ministri Gjiknuri shtriqej në Monte Carlo.
Ish ministrja e kulturës blerje e parë të Ministrisë e bëri për celularin e vet.
Zyra e Ministres së Arsimit të mbyt nga luksi.
Sigurisht paguan populli me taksat e tij.
Jo që nuk mendohet dorëheqje por dhe reagim minimal nuk ka.
Cakaj madje vërtet ngjan i vogël, po ta krahasosh me Ramën e madh.
Milionat e eurove të tij për luks marramendës personal, zyra e kosha basketbolli, për të kombinuar çorapet me perdet e zyrës, kollaret me kolltukun, drekat e darkat me miq, kuç e maç s’kanë fund.
Kështu kanë bërë dhe qeveritarë e tij, të cilëve dhe qumështi i dallandysheve nuk i mungon, sepse tek e fundit paguajnë shqiptarët.
Aq shumë miliona kanë shpenzuar sa për gjashtë vite mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale.
Dallimi midis regjimit shqiptar dhe demokracisë franceze është i qartë.
Banda e luksit në pushtet duhet shkulur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY