Thirrje e Institutit të Shëndetit Publik: Merrni këto masa ndaj të nxehtit...

Thirrje e Institutit të Shëndetit Publik: Merrni këto masa ndaj të nxehtit përvëlues

58
0
Shares

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot një listë me këshilla dhe rekomandime në mënyrë që qytetarët të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta. Këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚

Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 🛀

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY