Meta nga Prevalla mesazh ndryshe: Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se...

Meta nga Prevalla mesazh ndryshe: Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush…

32
0
Shares

Ilir Meta, vijon të shijojë freskinë e malit në zonën turistike të Prevallës, në këto ditë të nxehta gushti. Në një mesazh në “Facebook”, Meta flet për një mik të ri që ka njohur në Prevallë dhe që merret me blegtori.

Sipas Kreut të Shtetit, nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, padyshim që në vend të parë do të ishte pikërisht Bajrami, i cili më parë kishte punuar si mësues, por që i është rikthyer traditës shekullore të familjes si blegtor.

Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY