DETAJE/Zbardhen 4 grabitjet në Kavajë, si ra në pranga 29-vjeçari hajdut

DETAJE/Zbardhen 4 grabitjet në Kavajë, si ra në pranga 29-vjeçari hajdut

62
0
Shares

Policia ka zbardhur  4 vjedhje banesash , të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Sipas bluve, mesohet se ka qene një operacion i tërë policor i koduar “Shëtitësi 1”. Në pranga  ka rënë një 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të mdryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A“,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY