DETAJE/Si ndodhi plagosja në Durrës, i riu plagosi 59-vjeçarin

DETAJE/Si ndodhi plagosja në Durrës, i riu plagosi 59-vjeçarin

31
0
Shares

Policia ka dhene detaje lidhur me plagosjen e ndodhur para pak minutash në Durrës.I plagosuri është dërguar në Urgjencë dhe është futur në sallën e operacionit.

Burimet thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY