Ceka:Rama nuk është gjë tjetër veçse një restaurator i regjimit që u...

Ceka:Rama nuk është gjë tjetër veçse një restaurator i regjimit që u përmbys

37
0
Shares

Në një intervistë për gazetën Mapo, politikani i eksperiencës, Neritan Ceka, është shprehur ndër të tjera se, trashëgimia kulturore në Shqipëri është në rrezik.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po i imponon vendit gustot e tij të mërzitshme.

Ceka shton se, Rama ka bërë një kombinim mes sistemit komunist dhe atij otoman.

“Rama nuk është gjë tjetër veçse një restaurator i regjimit që u përmbys. Por, ky është një restaurim me tender. Ky ka bërë një kombinim të sistemit komunist me atë otoman.

Ka kthyer gjithë djemtë, vajzat dhe nipërit e mbesat e byrosë politike dhe komitetit qendror e sekretarëve të partisë. Ky është establishmenti politik që ka sjellë Rama. Dhe e dyta spahitë. Secili ka marrë nga një copë, njëri merr rrugët, tjetri trasportin, tjetri misrin, tjetri specin djegës e me radhë, janë qindra spahi që varen direkt nga Rama”.

“Kjo ndodh dhe me monumentet e kulturës. Atë karagjozllëkun e restaurimit të memorialit të Skënderbeut e ka bërë vetë Rama. Ajo karakatinë që qëndron mbi Katedralen e Shën Kollit, ku është varrosur Skënderbeu, duhej të hiqej se është e kohës së komunizmit. E restauruan e bënë me drita.

Kur komunikova me Ramën, ai tha është gustoja ime dhe guston time nuk e diskutoj. Kjo është gusto nostalgjike. Edhe një mandat po t’i japim këtij njeriu, do të vishemi të gjithë me poture dhe me bluza me karikatura. Pra, është njeriu që guston e tij të mërzitshme, si fjalimet e tij, do t’ua imponojë të gjithëve.”

“Edhe një mandat po t’i japim këtij njeriu, do të vishemi të gjithë me poture dhe me bluza me karikatura. Pra, është njeriu që guston e tij të mërzitshme, si fjalimet e tij, do t’ua imponojë të gjithëve,” thotë Ceka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY