Zëvendëskryeministri zbulon bisedën me 2 investitorët e mëdhenj

Ndaje

Erjon Braçe denoncon një rast abuzimi, që ndodh pranë shtëpisë së tij. Braçe shkruan në “Isntagram” se nga dritarja e tij duket një kantier i madh i pyllit orbital të betonit.

Sipas tij, ata kanë zënë gjysmën e trotuarit duke e quajtur rrethim kantieri. Ndër të tjera, zv.kryeministri ndan me ndjekësit edhe bisedën e zhvilluar me investitorin, i cili sipas tij, as kuptoi e as u bind, duke zënë trotuarin.

“Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do ekzistoje ndonjehere! E shkaterrojne parellinjte! Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!”, shkruan zv.kryeministri.
Mesazhi i Braçes:

Prej dritares sime: KANTIERI I MADH I PYLLIT ORBITAL TE BETONIT! Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuiliber midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme! Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe!

Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijte e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.

As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire! Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD.

U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me; U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;

U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq; Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert, duke i rrezikuar me jete te gjithe!

E pse? Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj. Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke! Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere! E shkaterrojne parellinjte!

Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje