Zbulohet kabanis në Prrenjas, policia: Procedim penal zyrtarëve të lartë

Zbulohet kabanis në Prrenjas, policia: Procedim penal zyrtarëve të lartë

87
0
Shares

Policia ka zbuluar kanabis të mbjellë në Prrenjas, teksa ka asgjesuar disa fidanë kanabisi. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot.

Policia e Librazhdit  bëri ndalimin me iniciativë të shtetasit: L.T., 30 vjeç,  banues në Prrenjas.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë  shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A.,  inspektorë  pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas dhe  D.B.,  kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale , “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY