“Teatri ka goxha shembull”, Malltezi tregon rastin tjetër në Tiranë: Kinema Millenium...

“Teatri ka goxha shembull”, Malltezi tregon rastin tjetër në Tiranë: Kinema Millenium u bë 9-katëshe

262
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi për të na sjellë një shembull lidhur me premtimet e pambajtura të kryeministrit  Edi Rama, i është referuar rastit në Kryeqytet.

Kur ishte kryebashkiak, Edi Rama premtoi se tek Millenium tek rruga e Kavajës do të ndërtohej një pallat, por në katin e parë do të kishte kinema.

As sot e kësaj dite, rreth 17 vite më pas, as pallati nuk ka mbaruar dhe as kinemaja nuk duket gjëkundi.

“Teatri Kombëtar ka goxha shembull’, shkruhet në foton që ka shpërndarë Malltezi.‘Kinemaja Millenium qenka bërë 9 katëshe!Në 2000 me 1 milionë euro nga taksat u rinovua kinemaja dhe ju pre shiriti nga Rama-Limprecht.

Se mos thoni që keqpërdoren diplomatët… joooooo…. Në 2002 u prish kinemaja se do bëhej edhe më e bukur.Ja tek e kemi… Gati skenari për Teatrin?’, shkruan Malltezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY