I dehur ne makine, vret gruan ne lulishte ne Lushnje

I dehur ne makine, vret gruan ne lulishte ne Lushnje

219
0
Shares

Një 51 vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e shkuar në qytetin e Lushnjës teksa po qëndronte në lulishten e qytetit.

Policia lokale bën me dije se nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti 54 vjeçari dhe djali i tyre 24 vjeçar.

Shkak për këtë është bërë një automjet tip Volkswagen që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishte. Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin, një 22 vjeçar me iniciale A.H, banues në Lushnje dhe i alkoolizuar në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.H, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen “Skënder Libohova”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja T.A, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.

Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY