Rivali i Bashës? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

Rivali i Bashës? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

86
0
Shares

Në intervistën për gazetën Mapo, Agron Shehaj ka folur për herë të parë pas disa artikujve në media, që e cilësojnë si rival të Bashës, për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Ju thoni që Lulzim Basha ka marrë vendime kurajoze që i kanë shërbyer interesit publik, por ndërkohë atë e kritikojnë madje ka zëra që kanë kërkuar largimin e tij. Madje në një artikull të djeshëm një gazetar kishte hedhur emrin tuaj si pasardhës të mundshëm të tij?

Unë mbështes pa asnjë rezervë Lulzim Bashën dhe jam i bindur se PD do të vijë në pushtet nën drejtimin e tij.

Me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërmerret një transformim i thellë i ekonomisë për të kthyer lirinë e tregut, konkurrencën e ndershme dhe mundësitë e sipërmarrjes në Shqipëri.

Nga ana personale, unë jam në politikë falë Lulzim Bashës, i cili më hapi dyert e Partisë Demokratike dhe më mundësoi të bëhesha deputet pa pasur asnjë kontribut të mëparshëm në politikë.

I jam mirënjohës për këtë besim dhe nga ana ime i kam dhënë mbështetjen time modeste gjatë këtyre dy viteve.

Shpresoj shumë që me aktivitetin tim t’i kem shërbyer sa më shumë qytetarëve, interesit publik dhe Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY