Ambasada Amerikane kujton pritjen madhështore të Bushit në Fushë Krujë: Kemi forcuar...

Ambasada Amerikane kujton pritjen madhështore të Bushit në Fushë Krujë: Kemi forcuar miqësinë tonë…

48
0
Shares

Ambasada Amerikane ka sjellë në vëmendje një moment historik dhe të veçantë për shqiptarët, në pritjen madhështore që i bënë George Bush.

Teksa publikon foton, Ambasada njofton për 230-vjetorin e Departamentit të shtetit dhe kësisoj jep mesazh për marrëdhenien diplomatike me Shqipërinë.

“Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007. #NjeSkuaderNjeMision”,-shkruan në postimin e saj Ambasada.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY