Vlorë/ Arrestohet i shumëkërkuari , i dënuar me 15 vite burg

Vlorë/ Arrestohet i shumëkërkuari , i dënuar me 15 vite burg

64
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar një të dënuar me 15 vite burg, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal.

I dënuari quhet  Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Në vitin 2009, 31-vjeçari është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, kur u shpërbë edhe grupi kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 të tjerë italianë.

Në atë periudhë, ndaj Likajt nisi procedimi penal, ndërsa më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, rezultoi që ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye u bë shpallja në kërkim e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY