Kapet ish-polici në Tiranë, kërkohej për drogë, denoncimi i gruas e fundos

Kapet ish-polici në Tiranë, kërkohej për drogë, denoncimi i gruas e fundos

82
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një ish-punonjës policie, pasi Gjykata e Krujës kishte caktuar masë “arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari S. O., të cilit gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë. Ndërkohë, ndaj ish-policit kishte bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY