Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 45-vjeçari në Sarandë, policia...

Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 45-vjeçari në Sarandë, policia jep detajet

59
0
Shares

Një person është gjetur i pajete në një kanal me ujë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.

Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.Po punohet për identifikimin e plotë të tij.

Në venndngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”,-thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY