Basha paralajmëron: Në shtator 3 padi penale, ja për kë

Basha paralajmëron: Në shtator 3 padi penale, ja për kë

47
0
Shares

Lideri Demokrat ka folur dhe për godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka paralajmëruar aksionin tjetër të ardhshëm të opozitës.

Basha lajmëroi se brenda javës së parë të shtatorit do depozitohet kallëzim penal për ne prokurorine shqiptare dhe ate daneze per arkitektin danez të Teatrit Kombetar.

Brenda javës së parë të shtatorit prokurorisë shqiptare dhe asaj daneze do ti depozitohet denoncimi për projektin mafioz të arkitektit danez për Teatrin kombëtar. Kallezim penal per arkitektin e korruptuar ne funksion te vjedhjes dhe grabitjes mafioze te Teatrit Kombetar, Bjorken dhe koorporaten e tij, tha Basha.

Gjithashtu, Basha njoftoi se po përgatiten edhe dy kallëzime të tjera në shtator, sipas tij, njëra për mafiozët kroatë të Ramës me kasat fiskale dhe tjetra për veprën korruptive te Sheshi Nënë Tereza.

Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale.Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza”,-tha Basha.

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 9 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY