VIDEO/Basha paralajmëron operacione dhe hetime, si do të realizohet “Ndiq paranë”

VIDEO/Basha paralajmëron operacione dhe hetime, si do të realizohet “Ndiq paranë”

41
0
Shares

Lideri i demokratëve Lulzim Basha në një deklaratë për mediat paralajmëroi se ditën e parë që do të vijë në pushtet partia e tij do të nisë një hetim të gjerë për të gjitha ligjet e miratuara dhe veprat në ndërtim nga qeveria aktuale.

“Ndiq paranë” do jetë parimi i këtij operacioni të madh, tha Basha. Ky operacion ka marrë ka shkas nga denoncimet e fundit dhe aferat skandaloze që i janë zbuluar qeverisë.

“Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është prioritet absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Shqipëria do kthehet në një parajsë lokale me ambicie evropiane, për të prodhuar vende pune e paga dinjitoze. Kriza politike do përfundojë me politikanë me pranga në duar”, tha Basja.

Për Bashën gjetjet e dokumentarit të medias italiane dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

LIVE – Deklaratë për mediat

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 8 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY