Pas performancës së saj në Prishtinë, këngëtarja e famshme përfundon në klinikë...

Pas performancës së saj në Prishtinë, këngëtarja e famshme përfundon në klinikë psikiatrike

38
0
Shares

Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja e famshme Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.

Sipas tabloidëve amerikanë, është mësuar se, këngëtarja është shtruar në klinikën psikiatrike për të përmirësuar gjendjen psikologjike pasi martesa e saj  nuk është në ditët më të mira. E gjitha është bërë për të shpëtuar martesën e saj me burrin e saj Hemsworth.

Cyrus ka pasur shumë debate me bashëkshortin e saj prandaj ka zgjedhur të qetësohet në një klinikë psikiatrie. Megjithatë Miley u shfaq në formën më të mirë gjatë performancës së saj në festivalin e javës së kaluar në Kosovë.

“Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të çmendur, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin” dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë.’’- është shprehur një mik i tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY