Kriza politike në Itali, Salvini: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kriza politike në Itali, Salvini: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

36
0
Shares

Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini, njëkohësisht edhe zv/kryeministër i këtij vendi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai është shprehur se italianëve u duhet siguri dhe se nuk kanë më nevojë për qeveri teknike.

‘Nuk duam qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë gjëra shumë të mira. Tani ka vetëm zgjedhje’, shkruan Matteo Salvini në letrën e shpërndarë për mediat.

Mazhoranca mes ‘5 Yjeve’ dhe ‘Lega Nord’ ka marrë kohët e fundit disa goditje dhe përplasjet brenda koalicionit kanë sjellë këtë situatë.

Ndërkohë mësohet se kryeministri i vendit Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një takim të gjatë me presidentin italian, në lidhje me krizën por duket se asgjë nuk është zgjodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY