“Jam i tronditur”, Basha deklaratë nga selia: Sasia e kanabisit në vend,...

“Jam i tronditur”, Basha deklaratë nga selia: Sasia e kanabisit në vend, 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

37
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një konference për shtyp nga selia blu, i ka quajtur tronditëse dëshmitë e publikuara nga televizoni italian Rai 3 për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Basha tha se 1/3 e territorit është e kultivuar me kanabis. Sipas tij, sasia e kanabisit e kultivuar këtë vit, është pesë herë me madhe se një vit më parë.

“Reportazhi i Rai 3 tregon se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është pesë herë më e lartë se një vit më parë. E dëgjuam me zë dhe figurë nga prokurori i antimafias. Kriminelet shëtisin të lirë në Shqipëri, paratë e krimit pastrohen në Tiranë. Shqipëria është kthyer në një shtet të kontrolluar nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë kontrollohen nga krimi. Tre ndërtime në qendër të Tiranës janë të financuara nga paratë e drogës”, u shpreh Basha.

LIVE – Deklaratë për mediat

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 8 août 2019

(vijon..)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY