DENONCON Partia Demokratike: Fituesi i 18 miliardëve , familjarët e Ramës do...

DENONCON Partia Demokratike: Fituesi i 18 miliardëve , familjarët e Ramës do përgjigjen para ligjit

106
0
Shares

Partia Demokratike ka dalë sot në një denoncim lidhur me tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionitpër “modulin e ri tatimor” me vlerë 18 miliardëd lekë.

Në denoncimin e PD japen fakte sesi AKSHI ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi me bashkim operatorësh, duke vendosur kritere specifike “ kostum me porosi” nga dy kompanitë fituese kryesuar nga “JEHONA SOFTWARE”.

Denoncimi i plotë në postimin e Departamentit të Antikorrupsionit në PD:
Një vit më parë PD bëri një seri denoncimesh lidhur me tenderin e zhvilluar nga AKSHI për modulin e ri tatimor, me vlerë 18 mld lekë.
Ashtu siç u denoncua, tenderi u fitua nga bashkim operatorësh, kryesuar nga kompania JEHONA SOFTWARE, me kritere “kostum me porosi”.

Departamenti Antikorrupsion analizoi 80 tendera të zhvilluar nga AKSHI dhe në asnjë prej tyre kriteret nuk ishin te tillë. Vetëm në këtë tender kriteret ishin aq specifike, sa i plotësonte vetëm bashkimi fiktiv i operatorëve, përfaqësuar nga JEHONA SOFTWARE.

Në asnjë nga 80 tenderët e zhvilluar nga AKSHI, nuk ishte parë kriteri 5% i xhiros vjetore dhe kontratave të ngjashme.
Por kompania, të cilës i ishte paracaktuar, ato kapacitete kishte, kapacitete larg atyre që do të duheshin për një objekt të kësaj natyre dhe vëllimi. Totali i aktiveve të shoqërisë lider të joint-venture fitues, për vitin 2017 ishte vetëm 480 mln lekë dhe po hynte si fituese në një tender me vlerë 18 mld lekë.

Pak ditë më pas shoqëria ndryshon tërësisht pronësinë, duke i kaluar zotërimi 100% shoqërisë kroate PRIMUS ADRIATIC d.o.o.
Ndërkohë pagesat për kompaninë në fjalë, lider i bashkimit fiktiv të operatorëve, fillojnë pak ditë pas lidhjes së kontratës: 1,7 mld lekë i kalojnë shoqërisë në 18 dhjetor 2018 dhe 4,3 mld në 9 maj 2019. Pra plot 7 mld nga buxheti i shtetit i kanë kaluar deri më sot kompanisë përfituese e tenderit “me porosi”.

Kompania e krijuar në tetor 2014, e cila pak muaj pas krijimit bëhet përfituese kontratash publike, dhe pse modeste për nga vlera, ka përfituar në total deri më sot 7,47 mld lekë nga buxheti, 7 mld prej të cilave vetëm nga tenderi në fjalë.
Çfarë do të ndodhë me bizneset ndërkohë?
– Ashtu si paralajmëruam, 140 000 biznese do të heqin kasat fiskale dhe do të vendosin sistemin e ri, që i kushton 80 deri 100 euro çdo subjekti.

Gjithashtu do të ngarkohen me kostot vjetore të mirëmbajtjes, plus firmë elektronike, plus një kosto prej 300 euro për instalim. Këto i çojnë shpenzimet shtesë të biznesit në 1000 euro çdo vit.
kompanisë që po realizon sistemin online të taksave, i janë dhënë të drejta ekskluzive për të ndryshuar ligjet fiskale, për të adminsitruar të dhënat e biznesit, duke i hapur rrugë kështu monopolit në këtë fushë, por dhe përdorimit të paautorizuar të të dhënave!

Sigurisht qe në atë kohë Ahmetaj i inceneratorëve e mohoi, si faktin që tenderin do ta fitonte një kompani kroate (të cilën e paralajmeruam pa u shpallur fituesi i tenderit), ashtu dhe kostot shtesë, si gjithmonë duke akuzuar e duke gënjyer.
Sot është e pamundur të mendosh se ka shqiptar e biznes që i beson më keta që qeverisin pa mandat!
Çdo denoncim që kemi bërë ka rezultuar i vërtetë, çdo herë kemi folur me fakte e prova!

Dhe ky tender, ashtu si shumë të tjerë, do të jetë subjekt i ligjit antimafia dhe kushdo që përfiton prej tij, që nga familjarët e Ramës e deri te Ahmetaj, apo ata që kanë zënë vendin e tij, do të përgjigjen para ligjit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY