Rama përmend burgun: Me këtë ligj nuk i gjen gjë, me të...

Rama përmend burgun: Me këtë ligj nuk i gjen gjë, me të riun ndryshon puna

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka ashpërsuar masat ndaj atyre që ai i quan zaptues të plazheve. Aashtu sikurse bën në çdo vend, dhe këtë herë i frikëson të gjithë me ligjin e ri.

Me një shënim në “Facebook”, të publikuar disa orë më parë, shefi i qeverisë  thotë se me ligjin aktual zaptuesit dhe shkelësit nuk pësojë asgjë, por me hyrjen e të riut në fuqi, gjërat nuk do të jenë si më parë, por do të ndryshojnë rrënjësisht, pasi do të dënohen dhe me burg.

Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit👊 Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie👎”-shkruan Rama.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY