“Betimet e kryebashkiakëve”, Paloka i ashpër: “Hapuni” sa të mundni tani, po...

“Betimet e kryebashkiakëve”, Paloka i ashpër: “Hapuni” sa të mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”

39
0
Shares

Ish-deputeti Edi Paloka ka reagur ashpër ndaj mazhorancës lidhur me betimet që kryebashkiakët po bëjnë në bashkitë e qyteteve, ndonëse opozita i ka cilësuar të paligjshme dhe antikushtetuese zgjedhjet e 30-Qershorit.

Paloka i quan të mjerë, ndërsa u kujton se si KQZ dhe anëtarë të tjerë të prefekturës do të përgjigjen para ligjit shumë shpejt.

Te mjere dhe te neveritshem. Ne kaos total , me fytyra qe sado i ngerdheshnin me sforcim per te nxjerre ndonje buzeqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as friken per ate qe po benin. 

Nje bande qe po betohej ne emer te Rames se do te grabisi dhe bashkine e Kamzes edhe pse jane koshiente se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetuten.Jane te menderosur e ne siklet jo se kane seder e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon te grabisin cfare nuk eshte e tyrja por sepse kete po e bejne publikisht, ne sy te te gjitheve.

Prandaj jane dhe te trembur se e dijne po kaq mire qe jo vetem nuk do te munden ti mbajne por dhe do te pergjigjen ligjerisht dhe pertej ligjit, shume shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga biba ne KQZ tek biba ne prefekture per keto qe po bejne. Ashtu sic po hyni, si grabite, ashtu dhe do dilni shume shpejte. “Hapuni” sa te mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”,-shkruan Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY