Sherr mes të rinjve në Bilisht, njëri qëllon me automatik, policia jep...

Sherr mes të rinjve në Bilisht, njëri qëllon me automatik, policia jep detajet

270
0
Shares

Një 25-vjeçar nga Bilishti është shpallur në kërkim nga policia e Devollit për vrasje e mbetur në tentativë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilishtit.

Shtetasi me iniciale R.F pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet pranë Prokurorisë si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:

R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY