Meta tjetër mesazh, këtë herë sugjeron zgjidhjen për krizën: 18 tetori po...

Meta tjetër mesazh, këtë herë sugjeron zgjidhjen për krizën: 18 tetori po afron…

41
0
Shares

Presidenti i vendit, Ilir Meta, është ndalur të japë një tjetër mesazh për krizën politike. Meta shkruan në “Facebook” se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, pasi sipas tij, pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.

Më tej, Kreu i Shtetit thekson se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë🇦🇱 me Bashkimin Europian🇪🇺, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY