“Kupola e Rilindjes e gjitha në hetim”, Ish-ministri ironizon: Ama nga SPAKU...

“Kupola e Rilindjes e gjitha në hetim”, Ish-ministri ironizon: Ama nga SPAKU duhet të ketë frikë opozita

178
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar së fundmi reformën e shumëpërfolur të drejtësisë, e cila për Manjanin nuk është duke dhënë rezultate, por përkundrazi, siç ish-ministri ka komentuar më herët, është duke e çuar vendin në katrahurë juridike.

Së fundmi, teksa reagon sërish, Manjani nuk kursen ironinë kur vë përballë Rilindjen me reformën. Ai thotë se dhe pse anëtarët e Rilindjes janë në hetim nga Brukseli e deri në Amerikë, sërish nga SPAK-u nuk duket të kenë frikë.

E gjithë kupola e Rilindjes është nën hetim nga Brukseli në Ëashington. Hetohen për trafik droge, pastrim parash e korrupsion masiv.

Ama nga SPAKU duhet të ketë frikë opozita…Të fala kush të pyesë për Reformën!”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY