Shtohen vjedhjet me dhunë, rritet numri i rasteve

Shtohen vjedhjet me dhunë, rritet numri i rasteve

38
0
Shares

Numri i vjedhjeve me dhune ne gjysmën e parë të këtij viti është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vihet re se autorët e vjedhjeve kanë synuar me së shumti bankomatet.

Numri i vjedhjet me armë apo edhe me thyerje vijon të jetë një fenomen shqetësues për specialistët e seksionit kundër grabitjeve.

Nga Janari deri në qershor u regjistruan 80 vjedhje me thyerje, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, u grabitën para dhe u tentua me thyerje 13 bankomate të filialeve të bankave të nivelit të dytë. Këto shifra të larta te grabitjeve me thyerje u shënuan në dy muaj, Janar-Shkurt, ndërsa harta e veprimit, ishte, Kamëz, Vorën, Durrësi si edhe në Urën Vajgurore.

Nga hetimet rezultoi se vjedhjet dyshohet të ishin bërë nga një grup kriminal por, nuk kanë rënë në prangat e punonjësve të policisë.

Në 2019 vjedhjet me armë, 20gjithsej, nuk kanë pësuar rritje krahasuar me 6-mujorin e parë të 2018. Sipas specialistëve të seksionit kundër vjedhjeve tipologjia dhe mënyra e grabitjes është bërë më sofistikuar.

Disa biznese dhe bizhuteri u grabitën në fillim të janarit me armë në zonën e Vorës. Por kulmi do të ishte mesditën e 9 Prillit.

Nën kërcënimin e armëve u grabitën në pistën e aeroportit të Rinasit rreth 5.8 mil euro në total, gjatë kohës që po ngarkoheshin në barkun e avionit, Tiranë-Vjenë.

Shuma e marrë shënon rekord. Në atë ngjarje mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë Admir Murataj dhe janë shpallur në kërkim vëllezërit Klement e Eldi Çala.

Ndërsa vjedhjet e tjera, kryesisht banesa dhe sende personale ka shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Policia thekson se edhe denoncimet për rastet e mashtrimeve me pasoja të rënda ka ardhur në ulje kjo si pasojë e ndërgjegjësimit e qytetarëve por edhe vetë biznesmenëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY