“Nuk më del më Tv Klan”, Fuga: Më del një ekran i...

“Nuk më del më Tv Klan”, Fuga: Më del një ekran i zi, dua lekët mbrapsht

70
0
Shares

Televizioni Klan, njoftoi audiencën e saj  se kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive.

Lidhur me kete gjë ka reagur edhe profesor Artan Fuga, i cili ngre disa pyetje në lidhje me zhdukjen e kanalit nga platforma, ndërkohë që kërkon lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht.

Postimi i plotë

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!

A di gjë njeri?

Ju del juve?

Më del një ekran i zi!

Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

– Më është prish televizori
– Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital
– Më është prishur telekomanda
– Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit
– Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???
– Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë
– Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!

Apo varja!

Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY