LUBONJA: Rama do të marrë një sinjal të fortë, përndryshe…

LUBONJA: Rama do të marrë një sinjal të fortë, përndryshe…

68
0
Shares

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja ka paralajmëruar një lloj “epifanie” të kryeministrit Edi Rama, duke folur për një sinjal që do të duhet të marrë për t’u ndalur në “çmendurinë” e tij.

Duke “skanuar” aktualitetin politik të vendit, në rubrikën “Opinion” në televizionin informativ “Neës 24”, Lubonja tha se vendi ndodhet në një nivel mizerabël, pasi sipas tij, po vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Jemi në një nivel mizerabël. Nëse nuk merr një sinjal të fortë Edi Rama, do ta prishë edhe teatrin dhe do vazhdojë përpara.

Se si do ta marrë sinjalin, këtë nuk e di. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale”, është shprehur analisti.

Ndërsa, lidhur me krizën e thellë politike të vendit, në këndvështrimin e Lubonjës, zgjidhja e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, që në datën e dekretuar, 13 tetor, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale, ka pak gjasa të ndodhë.

Sipas tij, kreu i qeverisë po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar 13 tetorit.

“Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy.

Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë. Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama.

Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve.

Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim”, ka thënë ndër të tjera Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY