Kosova drejt zgjedhjeve, shpërndahet Parlamenti, reagon Haradinaj

Kosova drejt zgjedhjeve, shpërndahet Parlamenti, reagon Haradinaj

42
0
Shares

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht të vendoset për shpërbërjen e Parlamentit. Kjo nënkupton se Kosova do të shkojë së shpejti në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lajmi bëhet i ditur nga DW. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e partive politike konfirmuan se kryesia e Kuvendit ka rënë dakord që me datën 22 të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Vendimin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e LDK (Avdullah Hoti), AAK (Ahmet Isufi), PDK (Memli Krasniqi), Nismës dhe partive të tjera. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendimi është marrë në mënyrë konsesuale.

Ndërkohë kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj,është deklaruar në rrjetet sociale menjëherë pas shpalljes së vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë më 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit.

Haradinaj shkruan:” Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY