Shitet koncesioni i dializes, bleresi ne Suedi, skema per te shpetuar nga...

Shitet koncesioni i dializes, bleresi ne Suedi, skema per te shpetuar nga bllokimi kur te ike Rama

99
0
Shares

Koncesioni i shërbimit të dializës së Shqipëri do të blihet nga një kompani suedeze. Këtë muaj, kompania koncesionare DiaVita ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për arritjen e marrëveshjes për shitjen e aksioneve me Diaverum International AB, një shoqëri e regjistruar në Suedi. Kompania në fjalë është pjesë e grupit Diaverum, që ofron shërbime mjekësore në kujdesin e veshkave dhe shërbimeve të lidhura me to. Sipas të dhënave nga faqja e internetit të kompanisë, Diaverum vepron në 20 shtete dhe iu shërben rreth 36 mijë pacientëve për shërbime të trajtimit të veshkave, që nga dializa e deri tek transplantet. Gjithnjë sipas informacionit të kompanisë, aksioner i saj kontrollues është fondi i investimeve Bridgepoint.

Kompania DiaVita u krijua në vitin 2015, me qëllim ofrimin me koncesion të shërbimit të dializës për pacientët shqiptarë. Përmes kësaj kontrate, DiaVita pritet të përfitojë gjithsej rreth 8.6 miliardë lekë në 10 vjet nga qeveria shqiptare.

85% e aksioneve të kompanisë zotërohen nga shoqëria Evita shpk, ndërsa 15% nga Spitali Amerikan. Aksioneri kontrollues Evita sh.p.k, nga ana e saj ka si aksioner kryesor shoqërinë Arimo B.V, një kompani e regjistruar në Holandë. Nga informacioni i paktë që mund të gjendet në internet, rezulton se Arimo nuk ka ndonjë aktivitet tjetër dhe duket profili tipik i kompanive guackë që ngrihen zakonisht në Holandë apo Zvicër për të fshehur aksionerët e vërtetë që qëndrojnë pas tyre. Megjithatë, tashmë ky koncesion do të shitet te një kompani shumëkombësh,e që në pamje të parë ka një profil të specializuar dhe transparent.

Vitin e kaluar, DiaVita raportoi të ardhura në vlerën e 643 milionë lekëve, në rritje me 15% krahasuar me vitin 2017. Por, fitimi i kompanisë pësoi rënie në 40 milionë lekë, nga rreth 65 milionë lekë që kishte qenë një vit më parë.

Ersuin Shehu / SCAN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY