Pamje të llahtarshme/Pishina krijon valë tsunami, 44 të plagosur pas përplasjes së...

Pamje të llahtarshme/Pishina krijon valë tsunami, 44 të plagosur pas përplasjes së fuqishme

149
0
Shares

44 persona janë plagosur pasi një problem me mosfunksionimin e një pishinë valë krijoi një cunami gjigande. Incidenti ndodhi në Parkun e Ujit Shuiyun, një destinacion popullor turistik në Kinën Veriore.

Pamjet e frikshme tregojnë njerëzit që ulërijnë dhe notojnë për jetën e tyre ndërsa vala e madhe ngrihet, duke i zhytur të gjithë e duke i perplasur fort.

Një notar i plagosur, me gjak mund të shihet i shtrirë në krah të pishinës në pamjet tronditëse. Një përdorues në Twitter ngarkoi një klip të incidentit, duke pretenduar \i që kujdesej për pishinen ishte i dehur e ktheu makinën në vendosjen maksimale. Parku ujor që nga atëherë e ka mohuar këtë pretendim të pabazuar.

Një zëdhënës i Parkut Ujor Shuiyun ka bërë komentet e mëposhtme në një deklaratë për mediat lokale:
Ajo ishte shkaktuar nga një defekt mekanik. Vetëm rreth 10 njerëz u plagosën.Tashmë është rregulluar dhe do të hapet nesër.

Sidoqoftë, zyrtarët kanë thënë se rreth 44 persona janë lënduar. Tre persona janë ende duke u mbajtur në spital pasi kanë kocka të thyera, si dhe prerje dhe plagë serioze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY