Gjirokastër/Gjendet një trup i pajetë, policia nuk arrin të nxjerrë viktimën nga...

Gjirokastër/Gjendet një trup i pajetë, policia nuk arrin të nxjerrë viktimën nga përroi

39
0
Shares

Një qytetin e Gjirokastrës nje trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në përroin e Dunavatit.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe po punon prej dy orësh për nxjerrjen e trupit të pajetë nga përroi.

Sipas informacioneve të komunikuara nga burime të bluve të Gjirokastrës, forcat policore nuk kanë arritur të nxjerrin dot viktimën, e për rrjedhojë nuk kanë mundur as ta identifikojnë atë.

Nga të dhënat e para, mendohet që i ndjeri të jetë rrëzuar në përrua, duke humbur për pasojë jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY