Bllokohet ‘Taiwan Center’, nuk jepte kuponin tatimor

Bllokohet ‘Taiwan Center’, nuk jepte kuponin tatimor

62
0
Shares

Taiwan Center në Tiranë është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër.

Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës, restoranteve dhe kazinosë.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar për herë të dytë se nuk jepej kuponi tatimor, sikurse lajmëron Erion Braçe në Instagram.

Bllokimi i Taiwan Center vjen në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur në të gjithë vendin.

Dje raportohet se u gjobit edhe ‘Rogner’ në Tiranë, një prej hoteleve më të njohura, për shkak se nuk kishte lëshuar kupon tatimor për të gjitha dhomat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY