EMRI/Qëlloi me kallashnikov 3 persona në mes të lokalit, kush është autori...

EMRI/Qëlloi me kallashnikov 3 persona në mes të lokalit, kush është autori i shpallur në kërkim

52
0
Shares

Një tjetër ngjarje kriminale tronditi vendin tonë, ndërsa epiqendra ishte në qytetin e  Elbasanit. Një sherr i çastit solli plagosjen e disa personave. Të plagosur nga ky konflikt kanë mbetur shtetasit Fejzi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi. Të tre këta personat janë dërguar menjëherë në spital ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Detaje të reja mësohen vetëm pas disa orësh.  Sipas dëshmitarëve, personi që qëlloi me armë ka qenë i ulur bashkë me personat e plagosur në një tavolinë.Pas sherrit, njëri nga personat ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë tip kallashnikov.

Ai është kthyer në lokal duke qëlluar mbi personat me të cilët deri pak më parë ishte ulur në tavolinë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat.

Në kërkim nga Policia për ngjarjen është shtetasi Genti Faqja, si edhe dy persona të tjerë.

Vendi ku ndodhi ngjarja mësohet se është një nga më të populluarit në Elbasan dhe ndodhet vetëm pak metra larg stacionit të nisjes së udhëtarëve drejt Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY