Sharkimi/Meta thumbon Ramën: Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë...

Sharkimi/Meta thumbon Ramën: Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit

46
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigja e një institucioni ndërkombëtar, tha se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë. Ai ka sjellë në vëmendje gjyqin e qeverisë me Francesko Becchettin, duke thënë se do të jetë një kosto e madhe për shqiptarët, nëse dështon Shqipëria.

As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora ‘Luanin e Artë’ dhe është diçka frymëzuese.

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY