“Jerm komplet”, Manjani-Ramës: Shkatërrove me zell të sëmurë dhe atë pak shtet...

“Jerm komplet”, Manjani-Ramës: Shkatërrove me zell të sëmurë dhe atë pak shtet që kishim krijuar

71
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani në një koment të fundit, është treguar i ashpër më kryeministrin Edi Rama, për të cilën shprehet se tashmë nuk di më se çfarë flet.

Manjani shkruan se Edi Rama ka dëmtuar pluralizmin dhe demokracinë, duke i dhënë shkatërrimin e fundit ditën e sotme, pas ngjarjeve në Devoll, ku një zyrë po mbahët me forcë nga policia e shtetit.

’Deklarimi i tij për veten se “unë e solla pluralizmin dhe demokracinë”, provohet sot!Prova më e qartë është puna e përditshme prej përbindëshi, për të shkatërruar e shuar çdo qelizë demokracie në vend.

Betejat e Tij (jo pa sukses) me fjalën e lirë, median, mendimin kritik janë provë e shkuar provës.

Përpjekjet e tij për të shkërmoqur opozitën politike, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor janë kryeprova e “dashnisë” për demokracinë.

Demokracia, pluralizmi dhe shteti janë fiktion në kokën e tij. Prandaj dhe i bëhen lëmsh datat e ngjarjet.

I duket sikur i ka sjellë vetë dhe prandaj i jep vetes “të drejtë” ti shkatërrojë.Në mendjet normale as kjo nuk funksion kështu. Shkatërrimi i produktit tënd është patologji e rëndë.

Por për fat, as demokracinë e as pluralizmin politik nuk na i solli Edi Rama. Edhe atë pak shtet që u përpoqëm ta krijojmë, Ky e shkatërroi me zell të sëmurë.

Ky s’di më as çfarë flet!Jerm komplet”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY