Vrasja e shqiptarit në Mikonos, 2 arrestime për ekzekutimin e shitësit të...

Vrasja e shqiptarit në Mikonos, 2 arrestime për ekzekutimin e shitësit të frutave

198
0
Shares

Policia greke arrestoi ne një kohë të shkurtër dy persona në ishujt Syros dhe Ios, të dyshuar për vrasjen e një shqiptari që punonte në një dyqan frutash në ishullin e famshëm, Mykonos.

Sipas medias greke naxostimes.gr, një 56-vjeçar vendas dhe një i huaj 21 vjeçar u arrestuan në Syros dhe Ios, ndërsa policia iu gjeti edhe cigare kanabisi.

Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur për policinë greke, pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafik droge dhe u dërgua edhe në burg, nga ku u doli në vitin 2015 dhe u kthye në Mykonos.

Ai u qëllua më 26 korrik teksa po shkonte me një furgon në Vothonas. Dy persona me një motor skuter me skafandra iu afruan e qëlluan me armë zjarri, me breshëri 34-vjeçarin. Pasi u qëllua me armë zjarri, shqiptari dërgua në Qendrën Shëndetësore Mykonos për ndihmë të parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku edhe ndërroi jetë.

Mediat raportojnë se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY