Vdes 4-vjeçarja shqiptare, u mbyt në pishinë

Vdes 4-vjeçarja shqiptare, u mbyt në pishinë

68
0
Shares

4-vjeçarja shqiptare e cila e cila përfundoi në një pishinë në qendrën turistike “La Risacca” ka ndërruar jetë pas 6 ditësh ndihmë mjekësore intensive

Lajmi bëhet i ditur me anë të një postimi në rrjete sociale të vetë agjensisë turistike “La Risaça” në të cilën shkruhet:

“Sapo mësuam lajmin se fëmija që rrezikoi të mbytej në pishinë të dielën e kaluar, nuk mundi dot t’ia dalë. I gjithë stafi qëndron pranë familjes në këtë momente të vështira”.

Sipas informacioneve paraprake, mediat italiane bëjnë të ditur se vdekja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe duket se trupi i vogël i Leandës do të kthehet në familje, jo para të hënës. Vetëm atëherë, do të vendoset për funeralet.

4-vjeçarja u gjet me kokën në ujë nga një prej pushuesve, ndërsa gjendja e saj ishte tejet kritike. Ajo u transportua në spital me helikopter, ku mjekët i dhanë ndihmën e pare, por pavarësisht përpjekjeve 4-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY