Miratohen 3 parqe te energjise nga era ne Fier, sfide ndotja akustike

Miratohen 3 parqe te energjise nga era ne Fier, sfide ndotja akustike

87
0
Shares

Qeveria ka miratuar ndërtimin e centralit të parë për prodhimin e energjisë nga era ceshtje e bllokuar prej vitesh per shkak te impaktit ne mjedis dhe zhurmave.

Ferma eolike do të ketë një kapacitet prej 3 Megavat dhe do të ngrihet në zonën e Topojës, në Fier. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kompania Max Energy ka një afat 2-vjeçar për të përfunduar punimet dhe vënien në punë të këtij centrali.

Në bazë të kontratës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfitojë të paktën 2% të sasisë vjetore të prodhimit, ndryshe nga skemat e mëparshme ku qeveria garantonte blerjen e energjisë nga privati.

Pas shpalljes së strategjisë për investimin në energjinë e rinovueshme, qeveria ka marrë një numër të lartë aplikimesh nga investitorë vendas e të huaj, por të fokusuar kryesisht në energjinë diellore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY