Basha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

Basha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria

43
0
Shares

Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu shqetësimin e PD për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.”

Në takimin me demokratët e Delvinës, zoti Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.-tha Kreu i Opozitës.

Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY