Çfarë i kërkoi Ministri turk Edi Ramës në takimin me dyer të...

Çfarë i kërkoi Ministri turk Edi Ramës në takimin me dyer të mbyllura

133
0
Shares

Takimi me dyer të mbyllura, ministri turk Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Siç raporton Anadolu Agency, në Rinas ai u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Një takim pati dhe me kryeministrin Edi Rama. Në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.
Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit. Po ashtu edhe në takimin me Sandër Lleshaj, ministri turk ka kërkuar dorëzimin e anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY