Paloka: Teatri “Po”, por nuk e kemi harruar BILD-in

Paloka: Teatri “Po”, por nuk e kemi harruar BILD-in

58
0
Shares

Nëkryetari i  PD, Edi Paloka në një reagim të fundit, shkruan se situata me Teatrin është pasojë e zgjedhjeve të vitit 2017.

Duke kujtuar përgjigmet e BILD dhe skandalet e zbuluara me shitblerjen e votës, Paloka shton se nuk duhet harruar burimi i vërtetë i të gjitha skandaleve që është përfshirë Rilindja.

REAGIMI I PLOTE

Teatri “Po”, por nuk e kemi harruar BILD-in.

Teatri Kombetar, si ceshtje , eshte keto dite ne qender te vemendjes si nje nga skandalet shume planeshe te kesaj qeverie , por sidoqofte ai mbetet pasoje. Eshte pasoje ashtu sic eshte pasoje dhe skandali i Unazes se Re, sic jane pasoje te ashtuquajturat “rruge te florinjta”, sic jane pasoje gjithe aktet korruptive me ppp te kesaj qeverie, sic eshte pasoje kanabizimi i vendit, kriminalizimi i Parlamentit dhe qeverise , largimi i shqiptareve, varferimi i njerzve, arroganca e qeverise etj, etj.

Te gjitha keto pasoja kane nje shkak dhe nje shkaktar.
Shkaku eshte vjedhja, blerja dhe manipulimi i zgjedhjeve qe kane sjelle dhe mbajne ne pushtet Ramen, shkaktarin e gjithe kesaj katrahure. Publikimet e BILD kane demaskuar tanime shkakun dhe burimin e gjithe te keqijave qe po kalojne shqiptaret. Prandaj Teatri “Po” por nuk duhet “harruar” BILD-i.

Rama eshte gati te sajoje dhe vatra te reja, apo te rindez te vjetra me shpresen se ato do te bejne te harrohet burimi i gjithe ketyre skandaleve dhe fatkeqesive qe eshte ilegjitimiteti i Parlamentit dhe i qeverise.
Nje qeveri e ardhur ne pushtet pa vota e qe nuk “ka frike” prej votes se qytetareve sigurisht qe do te veproje ne kete menyre dhe do te rendis te keqija njera pas tjetres .Por as opozita e as shqiptaret nuk mund te vazhdojne te ndjekin pas Ramen duke rendur nga nje e keqe tek nje tjeter me shpresen se do ta ndalin.
Sigurisht rezistenca ndaj te keqes duhet dhe solidariteti me gjithe kauzat e qytetareve eshte domosdoshmeri por zgjidhja vjen vetem duke shkulur te keqen , duke i prere koken te keqes, atij qe eshte shkaktar i te keqes.
Me cdo menyre, me cdo mjet , me cdo forme.
Por kete nuk mund ta bej vetem PD, as vetem opozita…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY