Udhëtimi drejt Hagës, ja çfarë ndodhi me avionin e Haradinajt

Udhëtimi drejt Hagës, ja çfarë ndodhi me avionin e Haradinajt

37
0
Shares

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, më vonë sesa pritej. Siç raportojnë mediat e Kosovës, Haradinaj ka fluturuar me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”. Por sipas zëdhënësve të tij, fluturimi është shtyrë për disa orë. Kjo e ka detyruar atë të gjejë një zgjidhje tjetër.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten nga posti i kreut të qeverisë së Kosovës, e ndërtuar nga koalicioni mes AAK, PDK, NISMA e AKR.

Haradinaj njoftoi largimin nga detyra, për shkak të një ftese të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY