Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

41
0
Shares

Policia e Tiranë ka zbardhur një vjedhje të ndodhur së fundmi në kryeqytet. Sipas bluve të kryeqytetit, është arrestuar në flagrancë 1 shtetas i cili kryente vjedhje motoçikletash.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga kallëzimet për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje motoçikletash në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë i mundur arresti në flagrancë i shtetasit I.D., 44 vjeç, banues në Allias, Tiranë , i dënuar më parë për vjedhje.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 1 vjedhjeje motoçiklete, të ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti në Tiranë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY