Sherri fatal në Itali, thikë në gjoks 18-vjeçarit shqiptar

Sherri fatal në Itali, thikë në gjoks 18-vjeçarit shqiptar

127
0
Shares

Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Udine të Italisë, në zonën e San Domenico, me protagonist-viktimë një të ri shqiptar.

Bëhet fjalë për nje sherr me thika, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një 18 vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane i riu shqiptari u përplas në një sherr verbal fillimisht me një person. Pas debatit me fjalë, sherri shkau në goditjen me thikë në gjoks të 18-vjeçarit. I riu u përpoq që të reagonte duke e goditur agresorin në qafë me një shishe qelqi, por goditja me thikë e italianit ishte fatale për të.

Të dy të rinjtë u dërguan në urgjencën e spitalit Santa Maria della Misericordia por 18-vjeçari shqiptar pasi luftoi me vdekjen, vdiq në spital rreth orës 18.30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY