Rival i Arta Markut, kalon Vetingun prokurori i njohur

Rival i Arta Markut, kalon Vetingun prokurori i njohur

80
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, Prokurorin e Krimeve të Rënda, Olsian Çela, i cili është njëherësh kandidat për postin e kryeprokurorit.

Komisioni vetingut tha sot se Olsian Çela ka kaluar tre fazat e procesit të verifikimit dhe për rrjedhojë është konfirmuar në funksionin e Prokurorit të Krimeve të Rënda.

Çela është njëkohësisht edhe kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm,qe i bie te jete rival i Arta Markut. Vendimi u dha sot nga kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj, relator Olsi Komncini dhe anëtare, Brunilda Bekteshi.

Konfirmimi në detyrë i Olsian Çelës, i hap rrugën garës për postin e prokurorit të përgjithshëm, edhe pse duhet pritur edhe zbardhja e vendimit të KPK, apo nëse do të ketë ankimin ndaj këtij vendimi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY